Please enter at least 3 characters.

Liverpooli tenton të transferojë, por Samuel Chukwueze thotë se ai është një tifoz i madh i Chelseat

2020/04/Samuel-Chukwueze.jpg
145:"Chukwueze during the football match between Villarreal CF and CD Leganes on April 21, 2019 at Ceramica Stadium in Villarreal, Spain. Cordon Press
16:"CORDON/PA Images

Liverpooli është duke tentuar që të transferojë në afatin e ardhshëm anëtarin e Villarealit, Samuel Chukwueze.

Por, France Football raporton se edhe pse lojtari është shënjestër e The Reds, ai është një tifoz i madh i Chelseat.

"Skuadra ime më e pëlqyer në Angli është Chelsea", ka thënë Chukwueze në një intervistë të drejtpërdrejt në Instagram.

"E kam mbështetur Chelsean që kur kam qenë i vogël. Kur ata kanë humbur në finalen e Ligës së Kampionëve, kam qarë gjatë gjithë natës", ka shtuar më tej ai.

Jurgen Klopp e pëlqen shumë lojtarin, pasi mund të luajë si mesfushor organizativ, por edhe në të dy krahët e sulmit dhe është mjaftë i shpejtë.

Për të transferuar atë nga Villarealit, Liverpooli duhet të paguajë rreh 30 milionë euro për kartonin e 20-vjeçarit. /Telegrafi/