Please enter at least 3 characters.

Liverpooli do t’i largojë pesë futbollistë në verë, Shaqiri i pari në listë

2020/03/GettyImages-1193906414.jpg
266:"LIVERPOOL, ENGLAND - DECEMBER 14: Alex Oxlade-Chamberlain of Liverpool replaces Xherdan Shaqiri during the Premier League match between Liverpool FC and Watford FC at Anfield on December 14, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli është në rrugë të mirë për ta rikthyer titullin e kampionit të Ligës Premier në Anfield.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp me fitimin e titullit do të bëjë edhe disa ndryshime në skuadër, ku pritet të largohen minimum pesë futbollistë.

Trajneri gjerman nuk lejoi largimin e asnjë lojtari në janar, pasi tha se dëshiron ta ketë grupin e plotë deri në përfundim të sezonit.

Por mediat angleze kanë zbuluar pesë lojtarët që nuk bëjnë pjesë në planet e gjermanit për edicionin e ardhshëm.

Xherdan Shaqiri. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Xherdan Shaqiri pritet të jetë lojtari i parë që do të largohet, pasi këtë edicion nuk kishte shumë hapësira, por që pati edhe shumë probleme me lëndime.

Gjilanasi mund të rikthehet në Bundesliga ku shumë skuadra e duan, megjithatë për të ka interes edhe nga skuadrat angleze, por edhe nga Turqia me Galatasarayn që insiston prej vitit të kaluar për transferimin e tij.

Nathaniel Clyne - Adam Lallana

Portieri spanjoll Adrian gjithashtu do të largohet, ndërsa në këtë rrugë janë edhe mbrojtësit Dejan Lovren dhe Nathaniel Clyne.

Emri i fundit në listën e largimeve është ai i mesfushorit anglez Adam Lallana, kontrata e të cilit skadon në verë dhe The Reds nuk e kanë ndërmend t’ia vazhdojnë atë. /Telegrafi/