Please enter at least 3 characters.

Lista Serbe thotë se nuk voton qeverinë Kurti

Lista Serbe ka reaguar lidhur me raportimet se deputetë të saj mund të votojnë pro Qeverisë Kurti.

Në një deklaratë të publikuar në Facebook, Lista Serbe thekson se raportimet e tilla nuk qëndrojnë.

“Duke marrë parasysh deklaratat që vijnë nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Kurtit, dëshirojmë të theksojmë publikisht se mbështetja e supozuar nga përfaqësuesit e Listës Serbe është një gënjeshtër e pastër. Ndoshta është dëshira e tyre, një aludim apo diçka e tretë, por ne e përsërisim qartë dhe publikisht se nuk është e vërtetë”, thuhet ndër të tjera në reagim. /Telegrafi/