Please enter at least 3 characters.

Lista e plotë, këto vende firmosën Kartën e Bordit të Paqes të Trumpit

Presidentit amerikan Donald Trump iu bashkuan udhëheqësit dhe përfaqësuesit e 19 vendeve për ceremoninë e nënshkrimit të Bordit të Paqes.

Ata ishin:

Argjentinë - Presidenti Javier Milei

Armenia — Kryeministri Nikol Pashinyan

Azerbajxhani - Presidenti Ilham Aliyev

Bahrein - Sheikh Isa bin Salman Al Khalifa

Bullgaria — Kryeministri Rosen Zhelyazkov

Hungaria — Kryeministri Viktor Orban

Indonezi - Presidenti Prabowo Subianto

Jordania — Zëvendëskryeministër Ayman Safadi

Kazakistan - Presidenti Kassym-Jomart Tokayev

Kosova — Presidentja Vjosa Osmani

Mongoli - Kryeministri Gombojavyn Zandanshatar

Marok - Ministri i Jashtëm Nasser Bourita

Pakistan — Kryeministri Shehbaz Sharif

Paraguai — Presidenti Santiago Pena

Katar - Kryeministri Sheikh Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani

Arabia Saudite — Ministri i Jashtëm Faisal bin Farhan Al-Saud

Turqi - Ministri i Jashtëm Hakan Fidan

Emiratet e Bashkuara Arabe — Kryetari i Autoritetit të Çështjeve Ekzekutive Khaldoon Al Mubarak

Uzbekistan - Presidenti Shavkat Miromonovich Mirziyoyev.

Ndryshe, pasi mbaroi fjalimin e tij, Trump ftoi përfaqësuesit e shteteve në skenë për të "sjellë në fuqi të plotë Bordin e Paqes".

Ata vunë penën mbi letër mbi statutin, duke ratifikuar Bordin e Paqes.

Trump theksoi se “çdo vend, pothuajse çdo vend, dëshiron të jetë pjesë e tij.”

Ndërsa Bordi fillimisht u krijua për të mbikëqyrur armëpushimin në Gaza, ceremonia tregoi se iniciativa po shndërrohet në një projekt shumë më ambicioz ndërkombëtar. /Telegrafi/