Lionel Messi nuk hezitoi kur përmendi talentin i cili i kujton atij veten kur ishte i ri
13/12/2024
Lionel Messi ka identifikuar një lojtar nga ‘gjenerata e re’ që i kujton atij veten kur ishte më i ri. Tetë herë fituesi i Topit të Artë vizitoi selinë e Adidas në Gjermani këtë javë, së bashku me bashkëlojtarët e tij Sergio Busquets dhe Jordi Alba.Aty Messi ishte prezent në skenë së bashku me shefin e Adidas, Bjorn Gulden, i cili i bëri argjentinasit disa pyetje.Messi iu përgjigj një sërë prej atyre pyetjeve, por një përgjigje që dha për Lamine Yamal bëri të gjithë të flasin.“Futbolli po ndryshon dhe ka një gjeneratë të re që po rritet. Kush është një lojtar nga kjo gjeneratë e re të cilin e shikoni dhe mendoni, ‘Ky jam unë kur isha më i ri’”.


