Please enter at least 3 characters.

Limaj ngushëllon familjen e policit Altin Kryeziu: Humbje e rëndë për Malishevën

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur ngushëllime për familjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Altin Kryeziu, i cili humbi jetën pas plagëve të marra në një aksident të ndodhur në krye të detyrës.

Limaj ka thënë se vdekja e Kryeziut është një humbje e rëndë për familjen e tij, kolegët dhe gjithë Malishevën.

“Në momente të tilla, fjalët janë të pamjaftueshme për ta shprehur dhimbjen që lë pas humbja e një të riu që jetën dhe përkushtimin e tij ia kushtoi shërbimit ndaj qytetarëve dhe vendit”, ka shkruar Limaj.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve, të afërmve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur policin.

“U prehtë në paqe Altin Kryeziu. Kujtimi për të qoftë i përjetshëm”, ka përfunduar Limaj. /Telegrafi/