Please enter at least 3 characters.

Lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona, Depay shton edhe më shumë spekulimet: Nuk e di nëse do ta përfundojë sezonin te Lyoni

2020/08/GettyImages-1267192328.jpg
299:"LISBON, PORTUGAL - AUGUST 19: Memphis Depay of Olympique Lyonnais reacts after a missed chance during the UEFA Champions League Semi Final match between Olympique Lyonnais and Bayern Munich at Estadio Jose Alvalade on August 19, 2020 in Lisbon, Portugal. (Photo by Franck Fife/Pool via Getty Images)
12:"Getty Images

Memphis Depay është njëri nga sulmuesit kryesor të Lyonit në vitet e fundit.

Por e ardhmja e sulmuesit holandez duket larg kampionatit francez Ligue 1 dhe Lyonit.

Anësori holandez është lidhur me një kalim te Barcelona pasi iu bashkua Ronald Koeman klubit kataluans.

Depay shihet si zëvendësuesi adekuat i Lionel Messit nëse argjentinasi largohet nga Camp Nou.

Ylli holandez mbrëmë ka shënuar het-trick në fitoren e Lyonit 4-1 ndaj Dijon, teksa pas ndeshjes ka ngjallur edhe më shumë spekulimet për një transferim te Barcelona.

Memphis Depay . (Photo by Franck Fife/Pool via Getty Images)

“Unë nuk mund ta parashikojë të ardhmen time, nuk e di nëse do ta përfundojë sezonin këtu”.

“Kam kaluar katër vite të mrekullueshme te Lyon dhe tani jam bërë edhe kapiten, por dua ta shikoj karrierën time dhe nuk jemi në Ligën e Kampionëve. Për momentin nuk e di”, deklaroi Depay.

26-vjeçari është lidhur edhe me skuadra të tjera të mëdha evropiane si Borussia Dortmund, Roma dhe Milan.

Reprezentuesi holandez ka një vlerë në tregun e transferimeve prej 45 milionë euro, ndërsa kontrata e tij skadon në verën e vitit 2021. /Telegrafi/