Please enter at least 3 characters.

Lewis Hamilton fiton çmimin e madh të Britanisë – vendos rekord historik

2020/08/GettyImages-1263410658.jpg
394:"NORTHAMPTON, ENGLAND - AUGUST 02: Race winner Lewis Hamilton of Great Britain and Mercedes GP (C), runner-up Max Verstappen of Netherlands and Red Bull Racing (L) and third-placed Charles Leclerc of Monaco and Ferrari (R) celebrate on the podium during the F1 Grand Prix of Great Britain at Silverstone on August 02, 2020 in Northampton, England. (Photo by Frank Augstein/Pool via Getty Images)
9:"2020 Pool

Lewis Hamilton e ka fituar për herë të shtatë çmimin e madh të Britanisë, duke vendosur kështu rekord.

35-vjeçari u rendit para bashkëvozitësit të tij te Mercedesi, Valtteri Bottas, duke arritur kështu që të fitonte garën.

Hamilton dukej se asnjëherë nuk mbante kokën mbrapa për të shikuar kundërshtarët, pasi pas tij ishte vetëm Bottas, derisa Max Verstappen kaloi më pas në vendin e dytë më vonë, por që Bottas kishte probleme, për t'u parakaluar më vonë nga Charles Leclerc.

Edhe pse pati shumë pengesa, kjo nënkupton se britaniku fitoi garën e 87 në karrierë, derisa është vetëm katër gara larg rekordit të Michael Schumacher.

Legjenda gjermane ka shtatë tituj të kampionit të botës, ndërsa Hamilton ka shanse të mëdha që të barazojë rekordin e tij në këtë vit.

Nëse vozitësi i Mercedesit vazhdon me këtë formë të lartë, atëherë mund të bëhet edhe vozitësi më i mirë në histori të Formula 1. /Telegrafi/