Please enter at least 3 characters.

Leonora Jakupi duket mahnitëse, shkëlqen në imazhet e reja e veshur në fustan elegant

2021/12/263507764_453532629483268_2558287284038794212_n.jpg

Leonora Jakupi po e përmbyll edhe një tjetër vit të suksesshëm.

Këngëtarja e njohur e cila krahas karrierës komentohet edhe për paraqitjet në rrjetet sociale, edhe së fundmi ka marr vëmendjen me disa imazhe të reja.

Ajo për fansat e saj të shumtë në Instagram postoi disa fotografi në të cilat u shfaq plot eleganc dhe shkëlqim.

Foto: Leonora Jakupi/Instagram

Leonora shihet e veshur me një fustan të zi, me mëngë rrjete dhe gurë të bardhë rreth supeve, teksa prerja e veçantë ia theksonte dekoltenë.

Foto: Leonora Jakupi/Instagram

Këngëtarja nga Drenica pranoi komplimente dhe pëlqime të shumta nga ana e fansave të saj në hapsirën e komenteve.

Foto: Leonora Jakupi/Instagram

Ndryshe, kujtojmë që pak ditë më parë Leonora lansoi albumin e ri muzikor “Amël”, në të cilin u përfshin gjithsej pesë këngë, të gjitha të realizuara me klip. /Telegrafi/