Please enter at least 3 characters.

Leonardo i lehtësuar pas fitores ndaj Romës

2016/01/f.0420152923823_m.jpg

“Ishte e rëndësishme t’u japim fund rezultateve negative. Kurrë nuk është lehtë siç duket. Shumë faktorë ju bëjnë të humbni vetëbesimin gjatë kohëve të vështira. Kjo fitore në Olimpico ishte gjëja e duhur dhe djelmoshat ia dolën shumë mirë”.

“Ishte një ndeshje në mes të dy ekipeve që vijnë nga disfatat, andaj nuk ishte e lehtë të përgatitemi për të. Ne duhej të shënonin dhe e bëmë këtë herët në ndeshje, duke i kontrolluar 90 minutat shumë mirë”, ka thënë Leonardo pas ndeshjes. /Telegrafi/