Please enter at least 3 characters.

Lakër me oriz

2023/12/italian-cabbage-and-rice-24532t.jpg

Lakra mund të jetë një përbërës mjaft i shijshëm dhe në gatimet me nxehtësi. Mund ta shoqëroni pothuajse me çdo gjë në tavolinëPërbërësit:- 1 filxhan oriz;- gjysmë lakre;- 2 qepë;- 4 lugë vaj;- 2 domate;- spec të kuq të bluar;- piper;- kripë;- kerri,- spec djegës

Përgatitja:

Nxehni yndyrën në një tenxhere dhe marinoni qepën e grirë, pastaj shtoni lakrën e grirë, kripën dhe specin e kuq të bluar.

Lëreni të marinohet, shtoni 3 filxhan ujë të valuar. Përafërsisht pas dhjetë minutave shtoni orizin.

Lëreni gjellën të vlojë në zjarr mesatar, duke e përzier shpesh.

Pak para se të përfundojë zierja, shtoni domaten e qëruar dhe të grirë, piperin, kerrin dhe specin djegës.

Lëreni të vlojë disa minuta.

Qiteni në enën e lyer për pjekje dhe lëreni të piqet ngadalë për një kohë të shkurtër në furrë të nxehur më parë.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.