Lajm i mirë për basketbollin kosovar, Shaptahoviqi kthehet
16/03/2015
Në një prononcim për ‘Gazetën Olle’, Shaptahoviq tha se është në gjendje të luaj për Përfaqësuesën e Kosovës edhe për dy vite.
“Pasi kam dëgjuar që jemi pranuar me të drejta të plota ishte një gëzim i papërshkrueshëm. Jam i gatshëm të luaj për Kosovën. Kam luajtur për 13 vite në Kosovë, dhe edhe për dy vite të tjera jam në gjendje t'ia fali Kosovës, pas pranimit në FIBA”, u shpreh fillimisht Shaptahoviq.
Ndryshe Shaptahoviq ka edhe një mesazh për basketbollistët kosovar. “Ju bëjë thirrje të gjithë basketbollistëve që të formojnë një ekip të mirë që të paraqitemi sa më fort në arenën ndërkombëtare”, u shpreh në fund Shaptahoviq.


