Please enter at least 3 characters.

Labi kundër fjalëve banale në skenë (Video)

2016/01/f.0823171733949_m.png

Këngëtari i njohur për albumet e tij super të suksesshme dhe hitet e mëdha që kanë lënë gjumë në muzikën shqiptare, ka kritikuar Tunën dhe ‘zogun’ e saj.

Duket se gjatë një koncerti publiku ka kërkuar këngët e famshme të Tunës, të njohura për gjestet provokative, por Labi duket të jetë nervozuar tepër dhe mllefin e tij e ka shfryrë para publikut.

Ai tha se kurrë në karrierën e tij nuk do të përdorë ndonjë fjalë banale në skenë dhe se me traditat shqiptare sfidohen shtetet tjera dhe jo me gjeste anti-shqiptare.

“Mos pritni që Labi rastësisht, po e këndon ndonjë këngë banale, sikurse këngët që nuk do ta përmendi atë fjalë që ju e dini fort mirë, por... zogun nuk mund ta përmendi unë, sepse... sepse... jam shqiptar dhe kam karakter shqiptar”.

“Dhe, me zakon dhe kulturë tënden nuk mund të sfidosh asnjë shtet tjetër dhe nuk mund të arrihet një shtet pa këto, ndërsa t’iu them të drejtën se pavarësisht në të ardhmen çfarë ndodh me mua dhe nëse vjen koha që Labi duhet të përdorë ndonjë fjalë banale në skenë...atë bukë fëmijëve të mi nuk ua shti në gojë”.

“Kështu që... ju nuk keni faj, sepse... ndoshta infektoheni nga disa të tjerë dhe kur vjen një njeri pavarësisht a është këngëtar apo futbollist me vlera, nuk ia dini vlerën”.

“T’iu them të drejtën, ata që se duan Labin mos hajdeni të shpenzoni para, ata që e duan Labin, ejani, une jam ketu per ju”, ka deklaruar Labi i shoqëruar edhe nga ovacionet e publikut.

Për më shumë, shikoni videon më poshtë...