Please enter at least 3 characters.

Kuvendi të hënën diskuton për 100 ditëshin e Qeverisë Kurti

2021/07/Kuvendi-i-Kosoves-seanca-per-votimin-e-Qeverise-Kurti-2-foto-Ridvan-Slivova-20.jpg

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër për miratimin e rishikimit të buxhetit dhe vazhdimin e pikave të papërfunduara nga seancat e kaluara.

Pas takimit,  shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se është vendosur që Kuvendi të mbajë gjithashtu seancë më 2 gusht, pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me raportin 100 ditësh të punës së qeverisë.

“Seanca do të vazhdojë me datën 2 gusht. Ne nga pozicioni i pozitës presim miratimin e rishikimit të buxhetit për të ofruar mundësinë e pakos ekonomike. Në seancë do të vazhdohet me votime, 4 marrëveshjeve ndërkombëtare”, tha Kusari-Lila.

Tutje, Kusari-Lila ka thënë se do të diskutojnë edhe për sfidat që e kanë karakterizuar Qeverinë në 100 ditëshin e punës.

“Kërkesa e deputetëve është e përfshirë në agjendën e ditës së hënë ndaras raporti 100 ditësh është publiku dhe është aty. Natyrisht në secilën kërkesë qëndron edhe Qeveria të gatshëm të diskutojmë për sfidat që kanë karakterizuar 100 ditëshin e Qeverisë Kurti 2”,u shpreh ajo. /Telegrafi/