Kurti: Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës i bashkohet Këshillit të Arkitektëve të Evropës
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
18/12/2023
Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës i është bashkuar Këshillit të Arkitektëve të Evropës, me seli në Bruksel.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti në llogarinë e tij në X.
Ai theksoi se Kosova si anëtare vëzhguese bëhet pjesë e një grupi prestigjioz, që do të kontribuoë në njohuri për të ardhmen e arkitekturës së Kosovës.
“Si anëtare vëzhguese Kosova bëhet pjesë e një grupi prestigjioz, duke kontribuar në shkëmbimin e njohurive për të ardhmen e arkitekturës dhe mjedisit evropian të jetesës”, ka shkruar Kurti.


