Please enter at least 3 characters.

Kukan: Të lumtur për lajmet e mira nga Shqipëria

2017/05/kukan_2334.jpg

Anëtari i Parlamentit Evropian Eduard Kukan ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes kreut të opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

Përmes një statusi në Twitter, Kukan shkruan se është shumë i lumtur për marrëveshjen e arritur mëngjesin e sotëm nga Rama dhe Basha.

“Shumë të lumtur që shohim lajme të mira nga #Albania këtë mëngjes pasi kryeministri Rama dhe Lulzim Basha arritën një marrëveshje për #elections”, shkruan Kukan. /Telegrafi/