Please enter at least 3 characters.

KSHZ sot do të miratojë raportin përfundimtar të rishikimit të listës zgjedhore

2017/09/kshz-n-euml-maqedoni-mban-mbledhjen-e-radh-euml-s_hd.jpg

KSHZ sot do të miratojë raportin përfundimtar të rishikimit publik të listës zgjedhore për periudhën nga 23 shkurti deri më 14 mars 2019, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për zbatimin e zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të komunave të Ohrit, Novo Sellës dhe Dibrës.

Në seancën e sotme KSHZ do të rishikoj edhe kërkesat për marrjen e lejes së vëzhgimit të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, të ngritura nga OSBE, Zyra për Institucione Demokratike dhe të drejtat e Njeriut, Misioni për vëzhgim të zgjedhjeve./Telegrafi/