Please enter at least 3 characters.

Kryeministri kujdeset sërish për policët, u shpërndan ëmbëlsira për Bajram

2019/06/61650231_1200433093414436_8886670124384256000_n.jpg

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e ka bërë tashmë traditë që në festën e Bajramit tu shpërndajë ëmbëlsira policëve.

Një veprim të tillë e ka bërë edhe sot kryeministri Haradinaj, me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se “Në rrugëtimin tonë si shtet e shoqëri qofshim gjithmonë krah për krah”.

Postimi i plotë:Në këtë ditë feste e nisa mëngjesin duke ndarë ëmbëlsira me Policinë e Kosovës. Në rrugëtimin tonë si shtet e shoqëri qofshim gjithmonë krah për krah. Me fat Fitër Bajrami! /Telegrafi/