Kreu një operacion të rëndë, Anisa Veseli: 2025 nuk ishte e lehtë, por më bëri më të fortë e të lumtur
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa Veseli, ka përjetuar këtë vit një ndërhyrje të rëndësishme shëndetësore, duke kryer operacionin për skoliozë.
Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momentet e këtij viti të vështirë.
Ndërsa po afron fundi i vitit 2025, Anisa ka publikuar një video personale në Instagram, duke treguar se ky vit nuk ka qenë i lehtë për të.
“2025 nuk ishte e lehtë, por unë jam ende këtu, më e fortë dhe më e lumtur", shkruan ajo krahas videos.
Fansat e Anisës kanë shprehur mbështetje të madhe për të, duke e uruar për forcën dhe pozitivitetin që tregon, ndërsa ajo duket e vendosur të mbyllë vitin me një mesazh shprese dhe optimizmi për të ardhmen.
Ky operacion i ishte premtuar gjatë kohës që qëndroi në Big Brother, por më pas nuk ndodhi.
E njëjta pati disa probleme që i ka shfaqur haptazi, ndonëse përfundoi me sukses gjithë misionin e nisur. /Telegrafi/


