Krasniqi: Universiteti AAB vazhdon
Mirëpo, Naser Krasniqi, trajner i njohur, ka qenë ai që ka konfirmuar për gazetën kombëtare “Bota sot” se klubi që ka shumë tituj nuk do të shuhet, por do të vazhdojë aktivitetin e saj.
“KV AAB vazhdon aktivitetin me sponsorim të Universitetit AAB. Kjo u arrit në saje të bisedave të njëpasnjëshme mes udhëheqësve të Universitetit AAB dhe themeluesit të klubit si unë, që pas shumë negociatave dhe angazhimeve ka arrit që t’i bind dhe të gjej mirëkuptim me udhëheqësit e Universitetit AAB për të vazhduar me sponzorisim klubit”, tha Krasniqi.
Ai thotë se iu ka dalë në mbrojtje interesave të volejbollisteve. “Unë i kam dalë në mbrojtje të interesave, së pari të lojtareve, që këtë lajm e kanë prit si një shok për ta, sepse koha e shkurt para fillimit të kampionatit nuk do të ishte e mirë për to që të gjejnë angazhmane tjera dhe se klubi pas shumë titujve dhe kupave që i ka arritur nën udhëheqjen time, nuk e meriton një përfundim të tillë”, thotë Krasniqi.
Kush pritet të jetë trajner dhe cilat janë synimet? “Me rëndësi që klubi vazhdon punën si më parë, duke iu falënderuar Ilir Tafës dhe mua si negociator.
Për trajner ende është në bisedime çdo gjë është e hapur. Vetëm një e di se janë kthyer në klub, Shemsije Asllanaj, Shqipe Kçiku, pastaj priten edhe përforcime të tjera. Unë gjithmonë po flijohem për këtë sport, por ata që duhet të ma dinë këtë po e heshtin. E kam fjalën për federatë”, tha Krasniqi.


