Please enter at least 3 characters.

Kosovë-Shqipëri, efektivët e Zhytjes së Forcës Detare stërvitje të përbashkët me ushtarët e FSK-së  

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu ka njoftuar lidhur me stërvitjen e përbashkët të efektivëve të Qendrës së Zhytjes së Forcës Detare të Shqipërisë me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Vengu në një postim në Facebook ka publikuar fotografi nga këto stërvitje të përbashkëta.

“Efektivët e Qendrës së Zhytjes së Forcës Detare të Shqipërisë zhvilluan në Pashaliman stërvitjen e përbashkët me kolegët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Një traditë e qëndrueshme që garanton operacionalitet, ndërveprim dhe rritje të kapaciteteve për misionet nënujore”, shkruan Vengu. /Telegrafi/