Please enter at least 3 characters.

Kosovë 1-0 Lituani, statistikat e pjesës së parë

2021/03/164616440_265274868516309_5224525703112713907_n-1.jpg

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 1-0 në ndeshjen miqësore ndaj Lituanisë.

Dardanët kanë zhvilluar një super pjesë të parë ndaj Lituanisë duke dominuar në çdo aspekt.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 27-të të ndeshjes dhe ishte Arbër Zeneli, i cili shënoi një gol të bukur pas asistimit të Fidan Alitit.

Kosova ishte shumë më e mirë në posedimin e topit duke e pasur nën pronësi në 64 për qind të kohës, për dallim nga Lituania me 36 për qind.

Ekipi i Bernard Challandes krijoi edhe më shumë raste, ndërsa kompletoi më shumë pasime.

Kartonë të verdhë apo të kuq nuk pati tek asnjëra skuadër.

Statistikat e pjesës së parë:

/Telegrafi/