Please enter at least 3 characters.

Kos: Super e martë për zgjerimin e BE-së, nga Ukraina te Mali i Zi

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, ka paralajmëruar të martën si një super “ditë ” sa i përket zgjerimit të BE-së.

Ajo thotë se për herë të mbarë në mbi dy dekada, po mbajnë katër konferenca pranimi në të njëjtën ditë, transmeton Telegrafi.

Sipas saj katër kandidatët kryesore janë Ukraina, Moldavia, Shqipëria dhe Mali i Zi, që sipas Kos po bëjnë hapa të mëdhenj përpara.

“Me Ukrainën dhe Moldavinë, po hapim Grupin 6, që mbulon fusha si mbrojtja dhe siguria, ku argumentet për anëtarësimin e tyre në BE janë veçanërisht të forta”, theksoi ajo.

“Shqipëria do të mbyllë kapitujt e saj të parë. Dhe Mali i Zi është plotësisht në fund të negociatave zyrtare, pasi ka mbyllur 18 nga 33 kapituj.Momenti i sotëm tani duhet të shndërrohet në rezultate në terren”, shtoi Kos. /Telegrafi/