Please enter at least 3 characters.

Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, takohet në Strasburg

2018/01/2018_01_17_U-mbajt-pjesa-e-parë-e-mbledhjes-IV-të-Komisionit-Parlamentar-për-Stabilizim-Asociim-BE-Kosovë-1.jpeg

Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, sot mbajti pjesën e parë të mbledhjes IV të përbashkët në selinë e Parlamentit Evropian në Strasburg, Francë.

Kjo mbledhje u kryesua nga Kryesuesi i delegacionit të PE-së, Tonino Picula, dhe nga Kryesuesi i delegacionit të Kuvendit të Kosovës, Memli Krasniqi, bën të ditur Kuvendi, nëpërmjet një njoftimi.

"Në këtë mbledhje përfaqësues i Qeverisë së Kosovës ishte Ministri i Puneve te Jashtme, Behgjet Pacoll, i cili prezantoi situatën aktuale të marrëdhënieve BE-Kosovë. Temat të tjera që u diskutuan përfshinë: menaxhimin e zgjedhjeve të fundit, dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, krimet e luftës dhe rrugën drejt pajtimit, si dhe zhvillimet në ekonomi, duke përfshirë funksionimin e MSA-së", njofton Kuvendi.

Pjesa e dytë e mbledhjes do të vazhdojë nesër, ku do të diskutohen temat si: sundimi i ligjit, me fokus tek lufta kundër krimit të organizuar, mbrojtja e të drejtave dhe lirive fundamentale, me fokus tek dhuna në familje dhe situate e romëve, si dhe Asistenca para-anëtarësim e Parlamentit Evropian e ofruar deri më tani.

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës përbehët nga kryesuesi Memli Krasniqi, zv/kryesuesi Visar Ymeri dhe anëtarët: Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi, Vjosa Osmani-Sadriu, Armend Zemaj, Arben Gashi, Blerta Deliu-Kodra, Elmi Reçica, Time Kadrijaj, Bilall Sherifi, Adem Hoxha, dhe Danush Ademi. /Telegrafi/