Please enter at least 3 characters.

Klopp para ndeshjes ndaj Romës: Dy ekipet e meritojmë finalen, të përpiqemi me të gjitha për ta arritur atë  

2018/04/Jurgen-Klopp-1.jpg
202:"LIVERPOOL, ENGLAND - APRIL 23: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool speaks with the media during a press conference at Anfield on April 23, 2018 in Liverpool, England. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Romës.

Liverpooli e pret Romën nesër (e martë) në ndeshjen e parë gjysmëfinale dhe Klopp ka treguar se ka shumë respekt dhe sipas tij dy skuadrat e meritojnë kualifikimin në finale.

"Të dyja ekipet e meritojnë atë [finalen]. Roma ka gjithë respektin tim", ka thënë fillimisht Klopp në konferencën për shtyp.

"Ne të dyja skuadrat kemi mundësinë të shkojmë në finale - dhe kjo është e gjitha që kam nevojë. Le të përpiqemi për ta bërë këtë".

Klopp ka besim te skuadra e tij (Getty Images)

"Ata [tifozët] krijojnë një nga atmosferat më të veçanta në futbollin botëror. Nuk e di a do të jetë atmosfera në stadiumin më e mirë se ndaj Cityt, por të provojmë, e di që do të jenë të përsosur".

Tutje, gjermani ka folur edhe për trajnerin e Romës, Eusebio Di Francesco dhe sulmuesin boshnjak, Edin Dzeko, për të cilët ka shumë respekt.

Jurgen Klopp - Eusebio Di Francesco (Getty Images)

"Të dy mbajmë syze dhe kemi mjekër. Ne kemi ndjekur rrugën e njëjtë për të arritur të klubet e mëdha. Ne kemi filluar me klube të vogla, ku kemi pasur sukses dhe ja ku jemi tani".

"Edin Dzekon e njoh nga Gjermania, më pëlqen ta shoh atë. Kualiteti në atë ekip është tek skuadra - të gjithë janë shumë të mirë. Ata kanë shumë opsione", përfundoi trajneri i Liverpoolit. /Telegrafi/