Please enter at least 3 characters.

Klopp: Liverpooli analizohet në detaje prej analistëve dhe kundërshtarëve

2019/02/Klopp-Arsenal-e1551249861766.jpg
251:"LIVERPOOL, ENGLAND - DECEMBER 29: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool celebrates during the Premier League match between Liverpool FC and Arsenal FC at Anfield on December 29, 2018 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Jurgen Klopp është i habitur se si analizohet çdo lëvizje e skuadrës së Liverpoolit, i cili ka një pikë më shumë se Manchester City.

Liverpool nuk e ka fituar titullin që nga viti 1990, por Klopp ka thënë se duhet kohë për ta fituar trofenë e kampionit.

"Një brez duhet të kalojë, për ta bërë atë të ndodhë dhe pastaj për pjesën tjetër do të jetë më e lehtë, do të ishte mirë nëse do të ishim në atë ekip. është e pabesueshme. Ne kemi luajtur në tri finale, nuk e di nëse ndonjë klub e ka bërë këtë".

Mohamed Salah dhe Xherdan Shaqiri (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

"Ne përmirësohemi vazhdimisht në fushë dhe momenti që nuk përmirësojmë, fillojnë menjëherë analizat. Kjo nuk është saktësisht se si duhet. Çfarë ka shkuar gabim?".

"Asnjë fabrikë nuk rritet aq shpejt sa pritjet. Po, ka momente kur dëshiroj që ne të fluturojmë pak më shumë, por ju nuk fluturoni për shkak se ju doni të fluturoni, ju fluturoni për shkak se punoni për atë", pohoi trajneri gjerman.

The Reds në xhiron e fundit kujtojmë se ka barazuar pa gola me Manchester Unitedin, ku të njëjtën gjë e ka bërë edhe në Ligën e Kampionëve me Bayern Munichun.

Ndryshe, Liverpooli gjatë ditës së sotme do të luajë para shikuesve të vetë kundër Watfordit. /Telegrafi/