Please enter at least 3 characters.

Klopp bart presionin te Tottenhami: Ata po luftojnë për titull

2016/03/JurgenKloppSouthamptonvLiverpoolPremierznRHp6rOEk-x.jpg

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka bërë lojë psikologjike me Tottenhamin.
Ekipi i Pochettinos është në ndjekje të Leicesterit me pesë pikë prapa dhe shtatë ndeshje të mbetura .

“Zakonisht nuk është me rëndësi për ne që të mendojmë për situatën e klubit tjetër. Nëse nuk do isha trajner i Liverpoolit, do kënaqesha më shumë me storiet e Leicesterit dhe Tottenhamit”.

“Ky duel për Tottenhamin është shumë me rëndësi dhe ndoshta e vendosë titullin”.

“Për Tottenhamin kjo është sikur finale. Ata duhet të fitojnë dhe të bëjnë presion mbi Leicesterin. Edhe për ne do jetë e vështirë”, u shpreh Klopp. /Telegrafi/