Please enter at least 3 characters.

Klopp: Ancelotti është një prej njerëzve më të mençur që kam takuar

2020/01/JurgenCarlo-1-e1578313929727.jpg
271:"LIVERPOOL, ENGLAND - JANUARY 05: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool embraces Carlo Ancelotti, Manager of Everton after the FA Cup Third Round match between Liverpool and Everton at Anfield on January 05, 2020 in Liverpool, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Jurgen Klopp i ka thurur lavde strategut italian, Carlo Ancelotti, i cili aktualisht drejton klubin e Evertonit në Angli.

Trajneri i Liverpoolit dhe skuadra e tij e eliminuan rivalin lokal të dielën mbrëma nga Kupa FA me një gol të talentit Curtis Jones, ndërsa strategu gjerman e ka lëvduar homologun e tij te skuadra kundërshtare.

“Carlo Ancelotti është një prej njerëzve më të mençur që kam takuar. Dhe ai nuk do ta merrte punën (si trajner i Evertonit) po të mos kishte skuadër të mirë”.

Jurgen Klopp (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“Gjithmonë kemi qenë të bindur se skuadra e Evertonit është e mirë – shumë, shumë e mirë. Ata kanë investuar shumë në tregun e transferimeve dhe kanë sjellë lojtarë shumë të mirë”.

“Carlo është dikush që mund ta ngrejë ekipin që në çastin kur hyn në zhveshtore. Kur dëgjova (për angazhimin e Ancelottit) thashë më vete: ‘Është kombinimi i duhur’”, citon AS fjalët e Klopp. /Telegrafi/