Kim Kardashian nuk i fsheh emocionet, brohoret për Lewis Hamilton gjatë aventurës në ujë
Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton po vazhdojnë të shijojnë romancën e tyre, këtë herë gjatë një pushimi veror buzë liqenit në Idaho, ku piloti i Formula 1 u bë qendra e vëmendjes falë aftësive të tij në wakeboarding.
Hamilton, 41 vjeç, publikoi në Instagram një video ku shihet duke lundruar me shpejtësi mbi ujë dhe duke realizuar manovra mbresëlënëse.
Nga varka, Kim Kardashian nuk e fshehu entuziazmin, duke e brohoritur gjatë gjithë performancës së tij, shkruan DailyMail.
Kim ndau gjithashtu një fotografi nga pushimet, ku pozon e buzëqeshur pranë Lewis Hamilton dhe vajzës së saj, Chicago.
Pushimeve iu bashkuan edhe fëmijët e Kim – North, Saint dhe Psalm – si dhe motra e saj Khloe Kardashian dhe miq të afërt të familjes.
Ky është vetëm një nga momentet që çifti ka kaluar së bashku javët e fundit, pas udhëtimit në Japoni dhe pranisë së Kim në Çmimin e Madh të Monakos për të mbështetur Hamiltonin.
Sipas burimeve pranë çiftit, marrëdhënia e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze. Një burim për People u shpreh se familja Kardashian e pëlqen shumë Hamiltonin, ndërsa Kim është tepër e lumtur pranë tij.
Po ashtu, Us Weekly raportoi se fakti që lidhja e tyre lindi fillimisht nga një miqësi u ka dhënë të dyve një bazë të fortë, pavarësisht angazhimeve të shumta dhe distancës që shpesh i ndan. /Telegrafi/


