Please enter at least 3 characters.

Kiana Kryeziu e pafat, del nga shtegu në Lojërat Olimpike

Skiatorja e Kosovës, Kiana Kryeziu, ka dalë nga shtegu në skijimit alpin në Lojërat Olimpik ‘Milano-Cortina 2026’.

Kjo ishte paraqitja e dytë e saj në këto Lojëra Olimpike Dimërore që po mbahen në Itali.

21-vjeçarja pak ditë më parë kishte dështuar në paraqitjen e parë duke dalë nga shtegu.

Për garuesen tonë ky është edicioni i dytë që merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore. /Telegrafi/