Please enter at least 3 characters.

KËTU DERGJET DON KISHOTI

2018/04/Miguel-de-Cervantes-Saavedra.png

Poezi nga: Miguel de Cervantes Saavedra Përktheu: Fan Noli

Këtu dergjet Don Kishoti:
Ish i fort’ e ish i zoti,
botën prapa desh ta kthente
dhe me ushtën t’a mbërthente.

Këtu brenda fle Dylqinja:
se ç’këndonte si mëllinja!
Ish e kolme, rrumbullake,
faqe-kuqe, pupulake.

Këtu dergjet Sanço Pança:
si ai s’ka parë Mança!
E kish barkun sa një kosh,
e kish kokën fare bosh.

Këtu dergjet Rosinanti:
ishte më interesanti
nga çdo kalë që kulloti
barin që ka bërë Zoti.