Kërkohet identifikimi i një personi për rrahje në Ferizaj
Policia Rajonale e Ferizajt, në kuadër të veprimeve hetimore për zbardhjen e një rasti penal, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se rasti ka të bëjë me veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, e cila dyshohet se ka ndodhur me datë 10.12.2025, në rrugën “Ahmet Kaçiku”, në afërsi të qendrës tregtare The Village - Shopping & Fun në Ferizaj.
“Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, publikojmë fotografinë e personit të dyshuar, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rast. Lusim të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin apo lokalizimin e këtij personi, ta njoftojnë Policinë e Kosovës përmes: Numrit emergjent 192”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


