Please enter at least 3 characters.

Kërcënoi se do ta digjte shtëpinë dhe sulmoi prindërit me gurë, arrestohet i dyshuari në Shtime

Një person është arrestuar në Shtime nën dyshimin se ka shkaktuar probleme në familje, duke kërcënuar se do ta digjte shtëpinë dhe duke sulmuar prindërit e tij me gurë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 21 gusht. Pas incidentit, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por ishte arrestuar pak më vonë nga njësitë policore.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar si “Sulm dhe dhunë në familje”. /Telegrafi/