Please enter at least 3 characters.

Kërcënohet Ali Pajaziti nga një person anonim

2016/01/ali-pajaziti-mb-euml-shtes-lsquo-k-euml-shillin-mbipartiak-rsquo-foto_hd.jpg

Profesori universitar Ali Pajaziti përmes profilit të tij në Facebook ka bërë të ditur se është kërcënuar nga një person përmes telefonit. Ai madje ka publikuar edhe numrin e kërcënuesit, duke shtuar se nuk e ka ndërmend të frikësohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Sonte ne ora 8:47 në viber nga një numër i T-Mobile mora mesazhe me ofendime dhe kërcënim për sigurinë time, me fjalë nga më të ultat. Ky njeri me gjasë i shtyrë nga qarqe të nëntokës politike është pasojë e luftës së pistë të kësaj fushate parazgjedhore. Ky është një indikator se në çfarë derexheje kanë rënë servilët e prijësve të politikës sonë", ka thënë Ali Pajaziti.

Ndryshe, Ali Pajaziti është profesor me renome, me qasje kritike ndaj dukurive negative në shoqëri, veçanërisht në Maqedoni./Telegrafi/