Please enter at least 3 characters.

KEK: Njësia A4 rikthehet në operim

Foto: Arkiv

Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se është Njësia A4 është rikthyer në operim.

KEK njofton se gjatë fazës së startimit, për arsye teknologjike, tymi mund të jetë më i theksuar për disa orë në komunën e Obiliqit.

“KEK njofton se, pas përfundimit me sukses të sanimeve të nevojshme, njësia A4 ka filluar procesin e startimit dhe së shpejti pritet të sinkronizohet me rrjetin.

Gjatë fazës së startimit, për arsye teknologjike, tymi mund të jetë më i theksuar për disa orë. KEK kërkon mirëkuptimin e Komunës së Obiliqit dhe të qytetarëve gjatë kësaj periudhe të shkurtër”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/