KB Peja mëson kundërshtarin në FIBA Europe Cup
19/07/2024
Klubi pejan i basketbollit, Peja ka mësuar tashmë kundërshtarinnë kualifikimet e FIBA Europe Cup për sezonin 2024/25.
Nga ora 11:00 është hedhur shorti për ndeshjet kualifikuese të FIBA Europe Cup.
Klubi kosovar, Peja ka mësuar kundërshtarin në këtë fazë, pasi do të përballet me skuadrën greke, Maroussi BC.
Ndeshjet zhvillohen në formatin brenda/jashtë, dhe do të luhen në datat 24-27 shtator.
Në rast fitore, klubi pejan do të kualifikohet në fazën e grupeve të kësaj gare. /Telegrafi/


