Please enter at least 3 characters.

Katër formacionet e Real Madridit pa Ronaldon, por me zëvendësuesit e mundshëm të tij

2018/07/Cristiano-Ronaldo.-1.jpg
349:"ABU DHABI, UNITED ARAB EMIRATES - DECEMBER 13: Cristiano Ronaldo of Real Madrid and Luka Modric of Real Madrid celebrate together during the FIFA Club World Cup UAE 2017 semi-final match between Al Jazira and Real Madrid on December 13, 2017 at the Zayed Sports City Stadium in Abu Dhabi, United Arab Emirates. (Photo by Francois Nel/Getty Images)
12:"Getty Images

Portali i njohur Goal.com ka përpiluar katër formacionet të mundshme të Real Madridit për sezonin e ri pas largimit të yllit portugez, Cristiano Ronaldo.

Ronaldo është larguar nga Real Madridi pas nëntë vitesh të kaluara te Mbretërit, ku ka shkruar histori duke fituar 16 trofe dhe duke shënuar 450 gola në 438 paraqitje.

Ylli portugez është larguar në drejtim të Juventusit për një shifër totale rreth 112 milionë euro, duke lënë zbrazëti në sulmin e Los Blancos.

Trajneri i ri i skuadrës, Julen Lopetegui ka një punë të madhe për të zëvendësuar portugezin, por tashmë janë duke u përmendur disa emra të mundshëm si zëvendësues të tij.

Lopetegui  ka punë të madhe për të zëvendësuar CR7 (Getty Images)

Braziliani Neymar, francezi Kylian Mbappe dhe ylli belg Eden Hazard janë përmendur si zëvendësuesit e mundshëm të Ronaldos në Bernabeu.

Portali i njohur Goal.com ka përpiluar katër formacionet të mundshme të Realit për sezonin e ri pas largimit të Ronaldos, ku në secilin nga formacionet është njëri zëvendësues i tij, në përjashtim të njërit ku gjendet Marco Asensio.

Formacioni 4-3-3 - Neymar në vend të Ronaldos

Formacioni 4-3-3 - Mbappe në të djathtë, Bale në vend të Ronaldos

Formacioni 4-3-3 - Hazard në vend të Ronaldos

Formacioni 4-3-3 - Asensio në vend të Ronaldos

/Telegrafi/