Kartoni i kuq për Neymar, mungon ndaj Venezuelës (Foto)
18/06/2015
Sulmuesi brazilian ishte protagonist në përplasjen mes lojtarëve në ndeshjen e mbrëmshme mes Kolumbisë dhe Brazilit, pas fundit të takimit.
Ai u ndëshkua nga gjyqtari me karton të kuq, pasi ndeshja kishte përfunduar, por tash nuk do të mund të luajë në ndeshjen e radhës.
Karton të kuq ka fituar edhe sulmuesi i Kolumbisë, Carlos Bacca, i cili u inkuadrua në ndeshje si zëvendësues.
Kolumbia e fitoi takimin me rezutlat 1-0. /Telegrafi/


