Karateistët kosovarë nisin garat në Kampionatin Evropian
05/02/2015
Pas një përgatitjeje intensive dhe pas një seminari treditor të mbajtur nga Kampioni Evropian i vitit 2005 Femi Mahalla, i cili jeton në Lozanë të Zvicrës, karateistët kosovarë ndjehen në formë të mirë dhe shpresojnë në suksese, transmeton Koha.
Është hera e parë që Kosova si shtet i pranuar në Federatën Evropiane EKF dhe atë Botërore të Karatesë WKF merr pjesë me reprezentacion të zgjeruar në këtë Kampionat Evropian, tha për albinfo.ch trajneri i Shkollës së Karatesë në Gjilan, Alban Beqiri.


