Please enter at least 3 characters.

Kapen 500 euro të falsifikuara në Maqedoni

2020/10/500-euro-note-is-being-phased-out.jpg

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të falsifikimit të parave në Maqedoninë e Veriut.

Bëhet fjalë për bankënotë 500 euro, e cila ishte përdorur në një këmbimore nga një 60-vjeçar.

“Zyra e jashtme për punë kriminalistike Koçan ka parashtruar kallëzim penal kundër V.I.(60) nga fshati Oblleshevë e Koçanit, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “falsifikimi i parave”.

Më datë 26.09.2023 në këmbimore në Koçan, i denoncuari ka lëshuar në qarkullim bankënotë prej 500 eurosh”, qëndron në njoftim.