Please enter at least 3 characters.

Kamala Harris: Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit në Ukrainë

2023/02/44b4782b-2d96-4144-950f-6429022db814-1.jpg
468:"18 February 2023, Bavaria, Munich: Kamala Harris, Vice President of the United States, attends the Security Conference. The 59th Munich Security Conference (MSC) will take place from February 17 to 19, 2023, at the Bayerischer Hof Hotel in Munich. Photo: Sven Hoppe/dpa (Photo by Sven Hoppe/picture alliance via Getty Images) US Vice President Kamala Harris speaks at the Munich Security Conference on Saturday, February 18. (Sven Hoppe/picture alliance/Getty Images)
37:"dpa/picture alliance via Getty Images

Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka dënuar pushtimin e Rusisë në Ukrainë.

Ajo deklaroi se forcat ruse kanë kryer sulme sistematike ndaj popullatës civile ukrainase dhe vazhdoi të përshkruajë mizoritë e luftës në shtetin ukrainas, duke përfshirë në Bucha dhe bombardimin e një teatri në Mariupol.

"Ne kemi shqyrtuar provat. Ne i dimë standardet ligjore. Dhe nuk ka dyshim se këto janë krime kundër njerëzimit. SHBA-ja ka thënë në mënyrë të qartë se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit”, tha 58-vjeçarja.

Harris ka pohuar se qeveria amerikane do të vazhdojë të mbështesë hetimet ndërkombëtare për veprimet ruse në shtetin ukrainas, raporton bbc.

“Unë u them të gjithë atyre që kanë kryer këto krime dhe eprorëve të tyre që janë bashkëpunëtorë në këto krime, do të mbaheni përgjegjës”, pohoi zëvendësja e Joe Bidenit.

Zëvendëspresidentja amerikane kishte edhe një mesazh për liderin rus, Vladimir Putin.

"Nëse Putin mendon se të mbetemi anash, ai po gabon rëndë. Koha nuk është në anën e tij", pohoi ajo.

Harris e përfundoi fjalimin duke rikonfirmuar angazhimin dhe përkushtimin e SHBA-së ndaj Kievit. /Telegrafi/