Juventusi arrin marrëveshje me ish-yllin e Barcelonës
Raporte nga Italia pretendojnë se Juventusi ka një marrëveshje për transferimin si lojtarë të lirë të Oscar Minguezas në qershor, por drejtori i Bianconerëve, Marco Ottolini, ka mbetur në Spanjë për të negociuar një transferim të mundshëm në janar me Celta Vigon.
Mbrojtësi spanjoll Mingueza pritet të bëhet lojtar i ri i Juventusit, qoftë gjatë verës, qoftë në afatin kalimtar të janarit.
Sipas Gazzetta dello Sport dhe Tuttosport, ‘Bianconerët’ kanë arritur një marrëveshje me mbrojtësin e Celta Vigos për një kontratë katërvjeçare me vlerë 1 milion euro në sezon, pothuajse dyfishin e asaj që fiton Mingueza te klubi spanjoll, rreth 600,000 euro.
Tani Juventusi po përpiqet ta nënshkruajë 26-vjeçarin gjatë janarit, duke paguar një shumë më të ulët për Celta Vigon.
Bisedimet mes dy klubeve do të vazhdojnë gjatë orëve të ardhshme, dhe raportet sugjerojnë se “Zonja e Vjetër” do të duhet të paguajë nga 3 deri në 5 milion euro për të siguruar transferimit e mbrojtësit në afatin kalimtar dimëror.
Mingueza ka shënuar një gol dhe ka dhuruar tre asistime në 22 paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon dhe ka regjistruar katër paraqitje me kombëtaren e Spanjës./Telegrafi/


