Please enter at least 3 characters.

Juve kërkon 100 milionë euro për Dybalan

2019/07/PauloDybalaarg.jpg
258:"RIO DE JANEIRO, BRAZIL - JUNE 28: Paulo Dybala of Argentina looks on prior to the Copa America Brazil 2019 quarterfinal match between Argentina and Venezuela at Maracana Stadium on June 28, 2019 in Rio de Janeiro, Brazil. (Photo by Wagner Meier/Getty Images)
12:"Getty Images

Paulo Dybala kërkohet nga Interi, Manchester Unitedi, Bayern Munichu dhe Paris Saint-Germaini, mirëpo Juventusi kërkon 80 milionë euro përnjëherë plus 20 milionë te tjera në formë shtesash.RMC Sport ka raportuar gjatë javës së drejtori i PSG-së, Leonardo, besonte se mund ta transferojë argjentinasin për 50 milionë euro për shkak të ndryshimeve që pritet të ndodhin te Zonja e Vjetër në rast të transferimit të Mauro Icardit.

Mirëpo, Calciomercato.com bën të ditur se Bianconerët nuk heqin dorë nga shuma totale prej 100 milionë eurosh (80 përnjëherë plus 20 milionë te tjera në formë shtesash).

Manchester Unitedi konsiderohet favorit për shërbimet e La Joya, pasi ai dëshiron një rol kyç në skuadrën ku do të luajë.

Për më shumë, ai mund të përfshihet edhe në marrëveshjen për transferimin e Paul Pogbas në drejtim të kundër.

Sidoqoftë, ai ua ka lënë derën hapur edhe Paris Saint-Germainit dhe Bayern Munichut, por nuk dëshiron t'i bashkohet Interit, edhe nëse përfshihet në marrëveshjen e shkëmbimit me Icardin. /Telegrafi/