Jason Momoa dhe Adria Arjona shkëlqejnë në premierën e “Supergirl”, shfaqen shumë të afërt
Ishte një mbrëmje plot yje në premierën e filmit Supergirl në Londër të enjten në mbrëmje.
Jason Momoa u shfaq shumë i afërt dhe i dashuruar me të dashurën e tij mahnitëse, Adria Arjona, ndërsa protagonistja Milly Alcock tërhoqi vëmendjen me një fustan të bardhë elegant.
Aktori 46 vjeç, i cili luan personazhin e Lobo-s, dukej shumë i lumtur pranë Adrias, 34 vjeçe, yllit të filmit Hit Man.
Ajo ekspozoi format e saj mbresëlënëse me një fustan të kuq me dekolte të theksuar.
Jason – i cili është në një lidhje me Adrian që prej rreth majit të vitit 2024 – dukej elegant me një kostum të errët pranë saj.
Dyshja u shfaqën tejet të afruar gjatë paraqitjes së tyre në tapetin e kuq, sipas një mori fotografish nga premiera, derisa në një moment ata shkëmbyen puthje në buzë.
Ndërkohë, Milly, 26 vjeçe, e cila interpreton rolin kryesor të Kara Zor-El / Supergirl, ekspozoi këmbët me një fustan mahnitës që tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve.


