Japonezi që "u bë qen" e sfidon tani veten edhe në video-lojë
11/10/2023
Një burrë nga Japonia është bërë viral në internet kur shpenzoi mijëra euro në një kostum për “t’u bërë qen”.
Japonezi i cili njihet si Toco, ka një kanal në YouTube dhe publikon herë pas here video të shumta për jetën e tij interesante, transmeton Telegrafi.
Së fundmi, ai ka ndarë një video në llogarinë e tij në X (ish-Twitter) ku shihet duke luajtur një video-lojë derisa e kishte të veshur edhe kostumin prej qeni.
Videoja është shikuar qindra mijëra herë nga përdoruesit. /Telegrafi/


