Please enter at least 3 characters.

Izraeli kthen eshtrat e gabuara të një adoleshenti të ndjerë te familja palestineze

2021/11/000_8UZ73M.jpg
444:"Palestinian mourners and honour guard carry the coffin of late Palestinian chief negotiator Saeb Erekat during his funeral procession in the West Bank city of Jericho on November 11, 2020. - The Palestinian Authority's veteran negotiator Saeb Erekat died of coronavirus complications at age 65 on November 10, in a death mourned as a "great loss" for his people and sparking tributes from around the world. (Photo by Ahmad GHARABLI / PPO / AFP)
3:"AFP

Ushtarët izraelitë kanë kthyer eshtrat e një adoleshenti palestinez, i cili u vra në muajin tetor në Bregun Perëndimor, por familjarët pohuan se ishte trupi i dikujt tjetër.

Ngatërrimi i trupave të pajetë, të cilën ushtria e quajti një "gabim fatkeq", grupet e drejtave të njeriut thonë se përbën një dënim kolektiv të familjeve të viktimave.

Izraeli kishte planifikuar të kthente trupat të dy palestinezëve - Isra Khazimia dhe Amjad Abu Sultan. Por kur ata dorëzuan eshtrat e Abu Sulltanit, familja njoftoi ushtarët se e kishin gabuar trupin e pajetë.

“Trupi ishte identifikuar gabimisht. Ky gabim fatkeq po shqyrtohet nga autoritetet përkatëse”, thuhet në një deklaratë të ushtrisë izraelite. Ata kërkuan falje për gabimin gjersa premtuan se mbetjet e sakta do tu kthehen familjes.

Ndryshe, Khazimia thuhet se kishte probleme me shëndetin mendor ndërsa Abu Sultan ishte i mitur në kohën kur u vranë, raporton aljazeera.

Sipas Konventave të Gjenevës, palët që janë në konflikt të armatosur duhet t’i varrosin viktimat në mënyrë të ndershme. /Telegrafi/