Please enter at least 3 characters.

Ivana Knoll rrëfen sfidat si DJ femër: Është e vështirë të të marrin seriozisht

Ish-Miss-i dhe tashmë DJ, Ivana Knoll, ka ndarë së fundmi me ndjekësit në Instagram disa reflektime personale mbi sfidat me të cilat përballet si një grua e bukur në industrinë e muzikës.

E pyetur nëse është e vështirë të jesh një DJ femër tërheqëse, ajo është shprehur hapur: “Absolutisht po”.

Sipas saj, ndonëse pamja fizike mund të ndihmojë në sigurimin e angazhimeve në klube apo evente – pasi shumë klube e ftojnë për shkak të paraqitjes – kjo shpesh nuk mjafton për të fituar kredibilitet profesional.

“Industria është ende e dominuar nga meshkujt”, tha Knoll. “Shpesh herë, gratë nënvlerësohen. Por fatmirësisht, gjërat po ndryshojnë”.

Ajo gjithashtu shprehu keqardhje për DJ-të femra që ndihen të detyruara të fshehin anën e tyre sensuale për t’u pranuar si profesioniste.

“Më vjen keq për të gjitha DJ-të që kanë ndjerë se duhet të fshehin sa seksi janë vetëm për t’u pranuar. Vite më parë ishte kështu. Por sot, gjërat kanë ndryshuar”.

Ivana theksoi rëndësinë e autenticitetit dhe të qenurit vetvetja në skenë.

“Mund të vij e veshur si djalë, me një bluzë të zezë dhe flokë të çrregullta, por ajo nuk jam unë. Nëse nuk sjell vetveten në skenë, çfarë sjell atëherë?”, përfundoi ajo.

Knoll është aktualisht aktive si DJ dhe ka performuar në festivale të mëdha, përfshirë festivalin Ultra, si pjesë e turneut të saj veror që nisi pas përfundimit të Kampionatit Evropian në Gjermani, ku u bë e njohur për veshjet e saj si tifoze e zjarrtë. /Telegrafi/