Please enter at least 3 characters.

Istog, burri sulmon bashkëshorten e tij

2016/12/dhuna-ne-familje-1.jpg

Të premten në mbrëmje është arrestuar një person në fshatin Drogolevc të Istogut, pasi i njëjti kishte sulmuar bashkëshorten e tij.

Kështu thuhet në raportin e Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.

“Është arrestuar i dyshuari i komunitetit ashkali, pasi qe i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër ashkali. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari është dërguar ne mbajtje”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/