Please enter at least 3 characters.

Irani publikon videon nga tuneli: Së shpejti do të përdorim edhe këto armë

Irani publikoi një video për të cilën pretendojnë se tregon flotën e tyre të dronëve detarë të mbushur me eksploziv, të cilët i përdorin për sulme në Ngushticën e Hormuzit.

Regjimi iranian e ka mbyllur këtë kalim kyç, përmes të cilit transportohet 20 për qind e naftës botërore, ndërsa në të njëjtën kohë ka shtuar sulmet ndaj anijeve në rajon.

Në videot propagandistike të publikuara më herët, Republika Islamike është mburrur me tunele nëntokësore të mbushura me dronë detarë, raketa kundër anijeve dhe mina detare, duke treguar gjithashtu shumë varka sulmuese që përdoren për të lëshuar dronë ndaj anijeve që kalojnë nëpër ngushticë.

Irani ka kërcënuar se do të përdorë raketat e tij nënujore, për të cilat pretendon se i zotërojnë vetëm Teherani dhe Rusia, për ta rritur çmimin e naftës në 200 dollarë për fuçi.

Gjenerali i lartë i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Fadavi, paralajmëroi se “ne posedojmë raketa që lëshohen nën ujë me shpejtësi prej njëqind metrash në sekondë dhe mund t’i përdorim në ditët që vijnë”.

Kryetari i parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi se Gjiri Persik do të rrjedhë “me gjakun e pushtuesve” nëse SHBA dhe Izraeli vazhdojnë sulmet.

“Çdo agresion ndaj territorit të ishujve iranianë do të thyejë çdo përmbajtje. Ne do të heqim dorë nga çdo përmbajtje dhe do të bëjmë që Gjiri Persik të rrjedhë me gjakun e pushtuesve”, tha ai. /Telegrafi/