Please enter at least 3 characters.

Iohannis: Rumunia e përkrahë ftesën e NATO-s për Maqedoninë

2016/01/klaus-iohannis-fiton-presidenc-euml-n-n-euml-rumani_hd.jpg

Kryetari i Rumunisë,Klaus Iohannis tha se NATO duhet të vazhdojë me politikën "Dyer të hapura" dhe shtoi se Rumunia do të përkrahë vendimin që Republika e Maqedonisë të ftohet të fillojë me bisedimet për anëtarësim me NATO-n.

"Duhet të vazhdojmë me politikën e dyerve të hapira. Rumunia plotësisht e përkrah vendimin që t'i jepet Maqedonisë Veriore ftesa për anëtarësim", theksoi Kryetari i Rumunisë Klaus Iohannis, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se është e domosdoshme qasja "qasja e unifikimit dhe planifikimi i mbrojtjes të krahut të lindjes".

Përndryshe, pas përfundimit të Samitit të NATO-s, sekretari i përgjithshëm i aleancës Jens Stoltenberg, tha se kanë vendosur që Maqedonia të bëhet anëtare e plotë e NATO-s vetëm pas zbatimit të plotë të marrëveshjes me Greqinë./Telegrafi/